Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani pa diskutim që sot duhet të ndjehet njeriu më i lumtur në botë. Ai ka ditëlindjen dhe kjo sigurisht është një ditë që meriton të festohet e që të lumturon, por kur merr një urim nga yt birë, si ai që Erik Fullani i bëri ish-guvernatorit lumturia trefishohet. Ai ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar të atin.
“Kam lindur me fatin më të madh në botë që jam çuni jot. Do ta kem për nder gjithë jetën të jem djali i Ardian Fullanit. Çdo ditë e shpenzoj duke u munduar të të bëj krenar bab, të bëhem si ty bab, një shok i mirë si ty, një njeri i drejtë si ty, me besim të madh në zot si ty, një burrë për familjen si ty, mirenjohës si ty, trim e sedërli si ty bab. Të ruaj mbiemrin dhe traditat e shtëpise sonë të madhe siç bënë të parët tanë. Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan Eriku.
Djali i ish-guvernatorit komentohet gjërësit për jetën e tij luksoze, ndërsa është një ndërë personazhet më të ndjekur në Instagram. Tashmë Eriku ka hapur edhe një biznes të tij, “Rixhis”, i cili është vendi ku mund të konsumoni një vakt të shëndetshëm.



















