KreuCelebrity

Rita Ora  tregon bindjet e saj politike

Rita Ora është një nga këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare në të gjithë botën e cila tashmë ka arritur suksese të shumta. Ajo është gjithashtu një nga personazhet më  aktive në mediat sociale. Këtë herë ajo ka bërë publike edhe bindjen e saj politike.

Në një postim në mediat sociale ajo për herë të parë ka dalë nga natyra e postimeve të saj, duke shprehur edhe preferencat e saj politike. Nëpërmjet një postimi nëpërmjet instastory, ajo ka shprehur admirimin e saj për ish- presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Nëpërmjet një videoje të postuar në instastory ku shfaqet ish- presidenti Obama. Rita ka zgjedhur ta shoqërojë atë me një mbishkrim “E dua shumë atë”.

Rita Ora kohët e fundit ka ndarë shpesh herë gajtë muajve të fundit gjëra personale nga jeta e saj. Ndërkohë kohët e fundit Rita Ora aka bërë publike edhe lidhjen me muzikantin Andrew Watt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF