Në muajin tetor, largimi i Jonida Shehut nga ‘Top Channel’ bëri shumë bujë.
Ishte një vendim i marrë brenda pak orësh. Ajo njoftoi se nuk do të vazhdojë për drejtimin e emisionit të Pasdites dhe shkak për këtë ishte bërë një kronikë e transmetuar nga biznesi i këngëtares Rezarta Shkurta, ku sipas financiereve, ishte një reklamë.
Për këtë arsye, Jonida u gjobit nga TV me 1500 euro, por moderatorja zgjodhi që ta largohej e të mos paguante gjobën. E ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, Jonida ka folur për herë të parë për largimin e saj, e cila shprehet se do të donte të mos ishte larguar, por nuk kishte zgjidhje tjetër, ndonëse tregon se nuk është penduar.
“Nuk është e thjeshtë që pas 16 vitesh televizion, aq më tepër kur ke punuar për “Top Channel”, që është një televizion aq i madh dhe ku ndikimi im ishte i madh, të bësh një zgjedhje për një kohë të shkurtër. Nuk kam vendosur për zgjedhjen që do të bëj, dua të bëj gjënë që më pëlqen, por do kohë. nuk jam penduar. Do të doja të mos isha larguar, por nuk kisha zgjidhje tjetër.”, u shpreh ajo.



















