KreuCelebrity

Top Channel ‘rrëmben’ një emër të njohur të ekranit, do zëvendësojë Sokol Ballën

Tashmë është e konfirmuar.

Ylli Rakipi me ‘Të Paekspozuarit’ do të zhvendoset në ekranin e Top Channel. Pas largimit të Sokol Ballës, u përfolën disa emra për zëvendësimin e mundshëm, një prej të cilëve ishte edhe Ylli Rakipi. Ky i fundit, zgjodhi të heshtë përpara lajmeve që shkruheshin për largimin e tij, por konfirmimi erdhi vetëm pak orë pasi Vizion Plus publikoi spotin zyrtar të emisionit ‘Real Story’.

Aktualiteti politik, ekonomik dhe social, personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar, do të vijnë në Top Channel çdo të enjte nga data 25 janar si Të Paekspozuarit.

I ftuar i përhershëm do të jetë Andi Bushati, por edhe emra të tjerë të njohur të gazetarisë shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF