KreuCelebrity

BBC i dedikon shkrim Dua Lipas: Po bën histori

BBC është një nga mediat më të mëdha në të gjithë globin si dhe një nga më të vlerësuarat në botën mediatike. Këtë herë BBC i ka kushtuar një shkrim këngëtares me prejardhje shqiptare, duke e cilësuar atë si një artiste femër e cila është duke bërë historinë.

Shkrimi i BBC kushtuar Dua Lipës, përqëndrohet në faktin se ajo është e vetmja artiste demër  me 5 nominime në historinë e “Brit Aëards”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve britanike do të zhvillohet më 21 shkurt  në “O2 Arena”.

Për herë të parë në historinë e “Brit Aëards 2018”, një artiste femër është nominuar në 5 kategori, ku ndër të tjera është një nga pretendentet kryesore për çmimin më të rëndësishëm “Album of the year”.

Nominimet e saj të tjera e përfshijnë në kategoritë; ‘best female artist’, ‘best video’, ‘best single’ dhe ‘breakthrough’. BBC Neës ka shkruar historikun e karrierës së saj ku është theksuar edhe fakti sesi një vajzë në të 13-at erdhi në angli për të bërë realitet ëndrrat e saj dhe shumë shpejt u shndërrua në një yll ndërkombëtar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF