Liam Payne dhe Rta Ora janë dy kërngëtarët të cilët realizuar kolonën zanore të “Fifty Shades Freed”, këngë e cila shumë shpejt pas publikimit të saj arriti shumë sukses jo vetëm në Brtianinë e Madhe, por në të gjithë botën.
Ndërkohë në një intervistë të dhënë për “The Sun”, Liam Payne, ka habitur me përgjigjen e tij duke thënë se nuk i ka lexuar dhe as nuk i ka parë kurrë filmat e triologjisë “Fifty Shades”.
24- vjeçari ka shtuar se nuk është fans i këtij filmi. Ai gjithashtu ka bërë apel të gjithë moshatarëve të tij që të lexojnë sa më shumë libra dhe të mos harxhojnë kohën me filma të tillë.
Ende nuk ka patur asnjë reagim nga autorët e filmit, ndërkohë që media të shumta flasin për një mundësi që këngëtari të penalizohet pasi kjo gjë mund të konsiderohet si një anti- reklamë për filmin.