Adelina Tahiri është duke vazhduar muajin e mjaltit dhe këtë herë bukuroshja shqiptare me origjinë nga Maqedonia ndodhet në një qytet veror të Bullgarisë, i cili njihet për shpatet me borë. Ky qytet është shndërruar në një destinacion shumë të preferuar për skin në të gjithë Europën.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpëmjet rrejteve sociale ku ka postuar disa fotografi nga pushimet e saj. Ajo shfaqet e veshur me një kostum skish si dhe nuk na kursen as pamje të qytetit ku ajo është.
Mësohet se Adelina gjithashtu ka marrë me vete edhe motrën e saj, e cila me siguri që është duke u argëtuar shumë.
Adelina Tahiri u martua me një avokat maqedonas, ku nuk kanë munguar kritikat e shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bukuroshja duket se është duke kaluar momente fantastike në shoqërinë e partnerit të saj.