Një nga marrëdhëniet që shpesh cilësohet problematike është ajo me kunatën.
Histori nga më të ndryshmet kemi dëgjuar për këtë raport. Disa thonë: kot nuk i thonë ‘kunatë’, nëse do ishte e mirë do i thonin ‘kuditë’. Ndoshta shkak për ndërtimin e një marrëdhënieje jo të mirë janë pikërisht këto steriotipe që janë krijuar. Shumë prej tyre i marrin si të mirëqëna, e ndërsa disa të tjerë, aspak.
Në grupin e dytë, bën pjesë Gigliola, e dashura e Amos Zaharisë. E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Gigliola ka rrëfyer marrëdhënien që ka me Elian.
“Elia është natyrë e thjeshtë, shkojmë shumë mirë, kalojmë shumë orë bashkë dhe unë i shijoj pa fund kujtimet e tyre të fëmijërisë. Është një ndër pjesët më të bukura ajo e kujtimeve të fëmijërisë me Amosin…” – u shpreh Gigliola.
Një nga momentet më të bukura me të, Gigliola, kujton dasmën e Elias, e cila tregon se pavarësisht angazhimeve të mëdha që ajo kishte ato ditë, e gjente kohën që t’i jepte disa këshilla kunatës.
“Me gjithë gjërat që kishte, gjente kohë të më këshillonte edhe mua për veshjen, për pamjen…”- tregon ajo me të qeshur.