KreuCelebrity

E lindur për të qenë bjonde, Luana ndryshon ngjyrën e parukeve

Është një prej personazheve për të cilën flitet shumë për të. Luana Vjollca ia del shumë mirë mbanë që tërheq vëmendjen e mediave rozë dhe jo me lajme nga jeta e saj private, absolutisht për këtë pjesë, pothuajse nuk flitet fare, por për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi.

Lajme për të mund të jenë të tipit: sa seksi duket Luana me këtë fustan, çfarë ka veshur Luana këtë puntatë të ‘Shiko kush Luan’, apo pushimet e Luanës, por së fundmi edhe eksperimentet që ka bërë me ngjyrën e flokëve.

Thank You for the fabulous hair @wigsnwaveskosova ? #newlook

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Disa javë më parë, ajo na u shfaq me një look totalisht të ri: flokë të gjatë, ngjyrë karamel. Ndonëse këtë ndryshim e kishte bërë disa javë më parë, përpara Vitit të Ri, (konkretisht 20 dhjetor) bukuroshja u shfaq në ekran me look-un e ndryshuar, vetëm puntatën e kaluar të ‘Shiko Kush Luan’.

??

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Por duket se nuk ka zgjatur shumë në kohë. Ajo është rikthyer sërish bjonde, ngjyra e flokëve me të cilën është personifikuar prej shumë vitesh.

Pa dyshim, Luana është e lindur për të qenë bjonde…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF