KreuCelebrity

Pas lajmit mbi ndarjen nga bashkëshorti, Eneda Tarifa duket gati të fillojë projektin e ri

Lajmi se Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja i dhanë fund martesës, pushtoi të gjitha mediat ditën e djeshme. Ndonëse cilësoheshin si një nga historitë më të gjata të showbizz-it, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 18 vjeçare. Pavrasisht përhapjes së lajmit, asnjëri prejt yre nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa u shfaq sot me Miriam Canin, në një foto të publikuar nga kjo e fundit. Ata do të jenë së bashku pjesë e jurisë së “The Voice Kids” në Top Channel. Në foton e publikuar në Instagram, Miriam shkruan:  ‘Jeni gati?’, ndërsa bën të ditur edhe faktin se programi do të fillojë më 19 janar.

Marrëdhënia e Enedës dhe Erjonit u forcua edhe më shumë pas lindjes së vajzës së tyre, Arias, por tashmë duket se gjithçka ka mbaruar.Ata prej vitesh ishin bashkëpronarë të një klubi në kryeqytet, ndërsa çelja e sezonit të ri e ka gjetur Enedën larg këtij biznesi dhe Erjoni ka vazhduar punën si më parë. Këngëtarja është parë duke kënduar në një nga lokalet konkurrente.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF