Vetëm për shtatzëni është folur në familjen Kardashian/ Jenner. Ishte Kim, ajo që konfirmoi e para se familja e saj do të shtohej me një anëtar të ri në fillim të vitit, më pas ishte radha e Khloe, e ndërsa nga Kylie, për të cilën jemi të bindur se është shtatzënë, nuk ka na ardhur ende konfirmimi. Gjithsesi, ne sot do të ndalemi të flasim për momenin kur familja më e famshme në Amerikë ka mësuar lajmin e Khloe do të bëhej nënë për herë të parë.E ftuar në The Ellen DeGeneres Show, Khloe ka treguar se familja e saj nuk ka qenë e para që ka mësuar lajmin e bukur. Duke qenë se Tristan Thompson, nuk ishte pranë saj në ato momente, kishin rënë dakord së do t’ua thonin familjarëve kur ai të kthehej.
Dhe kështu ndodhi. Ky moment është transmetuar në puntatën e së hënës së serialit ‘Keeping Up With Kardashian’, ku nuk kanë menduar as lotët. Ishte Kriss e cila sapo mësoi lajmin, nisi të qante, pasi siç u shpreh ajo, kishte menduar se nuk do ta dëgjonte kurrë këtë lajm nga vajza e saj.
“Ky lajm është gjëja më e bukur që kam dëgjuar. Ja ekstremisht e lumtur. Kisha menduar se Khloe do të ishte nga ato gra që nuk do të donte të kishte fëmijë dhe kam luftuar shumë që t’ia ndryshoja mendjen.
Në muajin qershor të KUWTK, Khloe mësoi se kishte më pak qeska që mbajnë vezët sesa kanë moshataret e saj dhe kjo mund të ndikonte që të mos kishte kurrë fëmijë. Ajo pranoi se kishte marrë terapi hormonale dhe u përpoq të mbetej shtatzënë me ish-burrin Lamar Odom, por rezultatet nuk ishin të suksesshme.