KreuCelebrity

Djalë apo vajzë? Kate zbulon gjininë e bebit

Dukesha Kate Middelton dhe Princi William janë prindër të një djali dhe një një vajze, ndërsa janë në pritje të fëmijës së tretë. Ndonëse pesë muajshe shtatzënë, Kate nuk ka lënë të kuptohet nëse fëmija do të jetë një djalë apo një vajzë, e kjo deri tani!

Ditën e sotme Dukesha u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William në Coventry për të festuar një ngjarje historike, e pikërisht këtu na ka zbuluar edhe gjininë e bebes. Pas kësaj dalje të saj të gjithë tashmë janë të bindur se familjes mbretërore do ti shtohet një vajzë dhe kjo për dy arsye.

E para sepse Kate u shfaq me një pallto ngjyrë rozë. Po mendoni se po tregohemi seksiste dhe se një zgjedhje e tillë ka qenë rastësore? Epo a do të ndryshonit mendim nëse do ju thonim se Dukesha e ka veshur vetëm dy herë të tjera këtë pallto, njëherë në vitin 2014, pastaj në vitnin 2015 ndërkohë që ishte shtatzënë me princeshën Charlotte? Epra nuk ka më dyshime, Kate dhe William do të bëhen me vajzë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF