KreuCelebrity

Arbana përgatitet për nisjen e rrugëtimit, zbulon një detaj nga programi!

Arbana Osmani është gati të nisë rrugëtimin në “Dua të të bëj të lumtur”. Përgatitjet për këtë format i kemi parë që në muajt e fundit të vitit që lamë pas, e tashmë po afron koha për çeljen e një sezoni të ri në televizione. Me pak fjalë, Arbanën do ta shohim shumë shpejtë në ekran.

Këtë herë, moderatorja ka zbuluar një detaj nga formati. Në foton e fundit të publikuar në Instagram, Osmani ka publikuar ftesat lidhur me “Dua të të bëj të lumtur”. Mbuluar me ngjyrë ari, Arbana shkruan poshtë imazhit: “Ftesat u bënë gati”, duke dhënë kështu një tjetër shtysë lidhur me nisjen e programit. Edhe pse i realizuar pak herë si format, duket se moderatorja e ka marrë shumë përzemër një projekt të tillë.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Tashmë, mbetet vetëm të presim ta shohim në ekran!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF