E gjithë vëmendja është tek familja Kardashian/ North. Ditën e djeshme, Kim dhe Kanye u bënë prindër për herë të tretë nëpërmjet një nëne surrogate, dhe sipas burimeve, çifti ka qenë i pranishëm në dhomën e lindjes.
Thuhet se ka qenë pikërisht Kim, personi i parë që ka mbajtur bebin në krah. Ajo ka lindur e shëndetshme, plot 7 kg nga Dr Paul Crane në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në L.A.Ylli i serialit Kardashian/ Jenner e konfirmoi lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkroi: Kanye dhe unë jemi shumë të lumtur që të njoftojmë ardhjen në jetë të vajzës sonë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës surrogates sonë, e cila na bëri realitet ëndrrat, gjithashtu dhe mjekët e mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë. North dhe Saint janë shumë të lumtur të mirëpresin motrën e tyre të vogël.
Deri më tani, nuk dihet se çfarë emri ka menduar familja për vajzën e vogël, por besojmë se nuk do të presim dhe shumë.