Kim Kardashian lindi, Khole konfirmoi shtatzënië e saj, e ndërsa Kylie Jenner nuk e ka konfirmuar ende se do të bëhet së shpejti nënë.
Pavarësisht kësaj, ajo e ka pasur të pamundur që t’u shpëtojë paparacëve, të cilët na kanë sjellë disa foto nga 20-vjeçarja me barkun e rrumbullakosur.
Ajo është fotografuar ditën e djeshme në një farmaci, dhe e gjithë vëmendje shkoi tek format e saj trupre. E veshur thjeshtë me një bluze të gjerë, streçe, shapka dhe padyshim me syze, dukej se Kylie nuk kishte marrë shumë peshë aq sa mendohej.
Një ndër arsyet se përse më e vogla e shtëpisë Kardashian/Jenner nuk ka konfirmuar shtatzëninë kanë qenë pikërisht ndryshimet në trupin e saj, të cilat thuhet se Kylie nuk i ka pritur dhe aq mirë, por në këtë foto nuk na duket aspak e shëndoshë, apo jo?