KreuCelebrity

Më e ndjeshme se kurrë, Emina i bën një dedikim emocionues së bijës: Faleminderit që më zgjodhe si nënën tënde

 Dashuria e nënës për fëmijët e saj është ndoshta ndjenja më e fortë në botë. Ne e dëgjojmë shpesh nga mamatë tona shprehjen: “prisni ta provoni që ta kuptoni”, e në fakt është mëse e vërtetë. E teksa pret të bëhet nënë për herë të dytë, modelja e njohur, Emina Çunmulaj ka treguar me fjalët më të bukura ndjesinë e të qenurit nënë dhe emocionet e mëdha që i dhuron e bija, Ella Faria.

Ajo ka postuar një foto së bashku me të bijën në Instagram, ndërsa shkruan: . “Eja mami ulu. Kështu që u ula afër saj, ia mora dorën dhe kjo më shkriu zemrën. Mendoj shumë se ku jam me jetën sot. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në botë, i gëzoj dhe i numëroj bekimet e mia për çdo ditë dhe e falënderoj zotin që më ka dhënë dhuratën më të bukur, mundësinë për të sjellë jetë në këtë botë”.

Emina e vazhdon rrëfimin e saj edhe më tej, teksa shpreht se ndjehet me fat që Ella zgjodhi atë si nënë. “Nuk jam një nënë perfekte dhe nuk kam një fjalor e formulë, por po mësoj çdo ditë e edhe në kohërat më të vështira, e di se sa me fat jam të kem këtë vogëlushe që më thërret mami. Të dua shume Ella Faria, faleminderit që më zgjodhe të jem nëna jote”, ka shkruar modelja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF