KreuCelebrity

E ëma ka ditëlindjen, Rita nuk ja kursen një urim special

Sot është një ditë shumë e veçantë dhe e bukur për këngëtaren Rita Ora. E kjo për faktin se mamaja e saj, Vera Ora feston ditëlindjen. Ndonëse larg saj dhe e zënë me punë, Rita nuk ka harruar të urojë mamanë e saj në këtë ditë të veçantë. E pas urimit që i ka bërë Rita, është e sigurtë se Vera është ndjerë akoma dhe më krenare për të bijën.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” ka postuar në lnstagram një foto të saj kur ka qenë e vogël, së bashku me maman e saj ndërsa shkruan: “Për gruan që më bëri kjo që jam sot!! Nënë!!Urime ditëlindjen dhe faleminderit që je shoqja ime më e mirë dhe inspirimi im!”.

E teksa shohim foton nuk mund të na shpëtojë edhe ngjashmëria e madhe që ka këngëtarja me mamanë e saj. Rita Ora, me origjinë nga Kosova, është një ndërë këngëtaret më të suksesshme të momentit. Ajo numëron shumë hite, ndërsa më i fundit është “Anywhere.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF