Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga motrat më të njohura të shobizz-it shqiptar. E kjo jo vetëm për aftësitë e tyre si moderatore, por edhe për shkak të pamjes së jashtme pa të meta që kanë. E pas një viti të gjatë plot me projekte e punë, duket se dy bukuroshet kanë vendosur të kalojnë disa ditë të bukura duke pushuar së bashku, e këtë fakt na e ka zbuluar Luana.
Ajo publikoi një foto në Istagram, ku e veshur me të zeza dhe një xhup të bardhë, pozon përpara “Katedrales Duomo” në Milano. Ndërsa e motra, Marina ka publikuar një video ku shfaqet në një dyqan çokollatash në formë këpucësh, e me sa dimë një dyqan i tillë ndodhet në Milano. Epra motrat janë së bashku.
Dikur dy bukuroshet punonin në një televizion, deri sa Marina u largua për të prezantuar “C’est La Vie” në televizionin “Klan”. Spektakli mbaroi disa ditësh, ndërsa nuk dimë ende se ku do ta shohim bukuroshen tani. Nga ana tjetër Luana është çdo të shtunë në “Top Channel” me emision “Shiko kush luan”.