Era Rusi është një ndër zërat më potent të skenës sonë, e njëkohësisht edhe një ndër këngëtaret më të pëlqyera. Por për sa i përket jetës së saj private nuk dimë shumë gjëra, pasi këngëtarja tregohet gjithmonë e rezvervuar. Në një intervistë televizive ajo është shprehur se është beqare dhe se burrat “tremben” pre saj.
“Nuk e di përse burrat tremben nga mua! Kanë filluar njerëzit mendojnë se mos ngel në derë. Nuk ka asgjë që nuk shkon. Gjërat janë të shkruara lart. Kot që bëjmë lista me çfarë pëlqejmë tek meshkujt sepse në fund pëlqejmë njeriun që s’ka asgjë nga lista. Vlerësoj sinqeritetin, do më pëlqente biond me sybojëqielli, nuk do ishte keq se mendoj për fëmijën. Gjëja e fundit që do të doja do të ishte të martohesha me një muzikant apo artist.”, është shprehur ajo.
Epo pas fotos së fundit të saj po fillojmë të mendojmë se gjërat mund të kenë ndryshuar në jetën e këngëtares. Ajo është fotografuar tek “Amievent” duke shfletuar një revistë. Foton e ka postuar moderatorja Amarda Toska. Gjithsesi, nuk dimë akoma nëse Era kishte shkuar për fustan nusërie apo për ndonjë fustan eventesh.