KreuCelebrity

Selena nuk gjenë paqe! E ëma i del sërish kundër, por këtë herë jo për Justin

Vetëm dy ditë më parë, mamaja e Selena Gomes, Mandy Teefey në një intervistë u shpreh se ndryshe nga sa ishte folur, marrëdhënia e saj me këngëtaren ishte mjaft e mirë, ndonëse pranoi se nuk ishte dakort për lidhjen e saj em Justin. Ajo theksoi se Selena tashmë është një vajzë e rritur që i merr vetë mendimet e saj dhe se ajo në asnjë moment nuk ishte përpjekur ta kushtëzonte këngëtaren.

Por me sa duket, Manfy nuk është dakort as me një veprim tjetër të së bijës. E këtë herë ajo nuk ka qenë dakort me vendimin e Selenës për të marrë pjesë në një film të titulluar “Një ditë me shi në Neë York”.

Qëndrimin e saj Many e ka bërë të ditur teksa replikonte me një komentues në Instagram. “Askush nuk mund të bëjë një gjë që Selena nuk e dëshiron, kam bërë një bisedë me të për të mos marrë pjesë në këtë film. Por askush nuk e kontrollon atë, Selena i merr vetë vendimet e saj”, ka shkruar ajo. Epo fëmijët…gjithmonë në kokën e tyre!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF