E diela që lamë pas solli post Ces’t La Vie, ku ndër të tjera personazhet pjesëmarrës në format diskutuan mbi atë çka ndodhi në disa javë spektakël. Siç mund të mendohet, ishte Marina ajo që menaxhoi edhe këtë puntatë të fundit, por jo gjithmonë ia dilet të kontrollosh durimin. Pasi Big Mama i ndërpreu fjalën disa herë moderatores, kjo e fundit iu kthye: “Do të të pushoj nga puna, po qepe gojën”.
Ishte ky titulli që pushtoi lajmet e disa prej portaleve, ndërsa këngëtarja nuk e ka lënë pas këtë situatë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Big Mama i ka drejtuar disa fjalë Marinës. “Pse moj Marina Vjollca më the ashtu? E kanë vendos me na fut’ në sherr. Po s’e kanë pa atë ditë kur ‘love you’ o engjëll, o njeriu më i mirë në botë”, ka shkruar artistja, duke shuar çdo dyshim për ndonjë konflikt të mundshëm mes dy vajzave.
E në fakt, vështirë të prishet një miqësi si ajo e Big Mamas dhe Marinës…




Zayn, tatuazh sytë e Gigi-t në kraharor!


Era Rusi drejt martesës?











Po tani çfarë do thotë Kylie?


