Dua Lipa la pas një 2017 me shumë suksese për sa i përket profesionit të saj, ndërkohë që ky vit duket se ka nisur edhe më mirë për këngëtaren me origjinë shqiptare e cila këtë javë bëri të ditur se ishte nomimuar për 5 çmime në “Brit Awards”.
Ndërkohë këtë herë Dua na ka bërë të ditur se ajo tashmë është nominuar edhe për një tjetër për disa çmime të tjera. Sipas postimit të bërë publik nga këngëtarja ajo është në garë për tre çmime në “NME Awards”.
“Jam në garë për tre çmime ‘NME Awards’ përfshirë Solo artistin më të mirë në Britani, këngën më të mirë dhe videon më të mirë. Mund të votoni në ëëë.nme.com/awardsvote”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në rrjetin social instagram.
Dua është një nga këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare në skenën e muzikës botërore, ku fal vokalit të sja të fuqishëm si dhe stilit të veçant me të cilin i sjell këngët e saj, bukuroshja është vlersuar shumë nga kritikët.