KreuCelebrity

Princ Harry s’duhet t’ia kishte bërë këtë Meghan ditën e dasmës, por rregullat janë rregulla

Në muajin maj të këtij viti, princ Harry dhe aktorja Meghan Markle do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Kur nuk kanë mbetur shumë kohë nga dasma, ditë pas dite mësohen detaje të reaja nga kjo ceremoni, për të cilën e dimë që nuk do të jetë aspak e zakonshme. Së fundmi është mësuar një nga të ftuarat, do të jetë edhe Chelsy Davy, ish e dashura e princit.Princ Harry dhe Chelsy Davy kanë pasur një lidhje të gjatë, prej 5 vitesh, nga 2005-2010, por diçka nuk shkonte tek ata si çift, e për këtë arsye ata zgjodhën t’i jepnin fund.

“Ishte një lidhje që i kishte të gjitha brenda. E çmendur dhe e frikshme. Ndonjëherë aspak komode. Shpesh herë ndihesha në vështirësi, nuk mund të fuksiononim si çift. Do të jemi shumë shokë të mirë besoj.” është shprehur Chelsy pasi lajmi i ndarjes u bë publik.

Nuk e dimë se si e ka pritur Meghan këtë lajm. Për hir të së vërtetës, askush nuk do të ndihej mirë nëse në dasmë do të kishte të ftuar dhe ish-in e partnerin, por ja që nuk është dhe aq e thjesht të jesh pjesë e familjes mbretëror: ajo ka rregullat e saj.Chelsy Davy, nuk ishte një vajzë e thjeshtë, ajo i përkiste një shtrese shoqërore pothuajse të ngjashme me princin, jo më kot do jetë një nga të ftuarat. Tani që po e mendojmë: sa keq për Chelsy që të shoh se ish-partneri i saj po martohet, ndonëse ka kaluar shumë kohë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF