KreuCelebrity

Fillimi i mbarë gjysma e punës! Merlini sapo tregoi se është nusja perfekte

Fejesa e djalit të Ardit Gjebreas, Jonit me Merlin Haxhiymeri  bëri një bujë të madhe në media. Formalizimi i marrëdhenies së tyre erdhi pas disa vitesh lidhje romantike, ndërsa u fol shumë edhe për fetën e tyre. Menjëherë pas fejesës çifti u nisën për pushime në Romë, ndërsa Merlin nuk hezitonte të ndante në rrjetet sociale çaste nga ditët e saj të lumtura.

Tashmë duket se ata kanë nisur bashkjetesën në Boston dhe sigurisht Merlin-it i takon të bëjë zonjën e shtëpisë. Duket se e ka nisur mbarë dhe është një nuse e përgatitur kur bëhet fjalë për ushqimin. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku ka treguar se ka gatuar speca të mbushur.

Gjykuar nga fotot, duket se ajo është një kuzhiniere mjaft e zonja, e kjo është një pikë mjaft e rëndësishme për ta shtuar harmoninë në çift, sepse siç thotë edhe ajo shprehja: dashuria vjen nga stomaku. Dhe nëse vazhdon kështu Merlina siguron një marrëdhënie akoma më të mirë edhe me vjehrrin e saj, Arditin i cili e pranon se është fans i ushqimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF