KreuCelebrity

Trump ka tradhëtuar Melanie-n katër muaj pas lindjes së djalit të tyre?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është përfolur shpesh për marrëdhëniet e tij me gra të shumta, por kohët e fundit po flitet se ai ka tradhëtuar edhe bashkëshorten, Melanie-n. Ylli i filmave pornografikë, Stephanie Clifford ka bërë bujë me intervistën e saj për “In Touch”. Ndonëse është zhvilluar në vitin 2011, ajo u publikua kohët e fundit, ku zbulon se aktorja ka fjetur me Trump vetëm katër muaj pasi Melanie kishte lindur djaline tyre, Barron.

Sipas aktores ato u takuan fillimisht në një suitë hoteli në Lake Tahoe në vitin 2006. Trump e kishte ftuar në dhomën e tij dhe pasi kishin ngrënë darkë, kishin bërë edhe seks. Sipas Clifford ata kanë ruajtur komunikimin edhe disa javë pas takimit të parë.

“Ai më pa, pastaj më kërkoi të darkojë me të, dhe lidhja vazhdoi katër muaj pasi Melani Trump lindi djalin, Barronin. Gjatë mardhënies seksuale ai nuk përdori prezervativ dhe gjithashtu më krahasoi me vajzën e tij Ivanka Trump”, ka thënë aktorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF