Kiara Tito , është blerja më e re e Tv Klan.
Moderatorja bukuroshe ka konfirmuar se në sezonin e ri në Tv Klan, ajo do të drejtojë një emision dedikuar operacioneve plastike. Një format shumë i njohur në mediat e huaja ku shihet shndërrimi i personazheve pas operacioneve plastike.Pas publikimit të lajmit, u përfol se pjesë e këtij reality show, do jenë pjesë edhe VIP-at shqiptarë, por kjo gjë u hodh poshtë nga moderatorja. E ftuar në emisionin e gatimit “Kush vjen për drekë”, Kiara është shprehur se në qendër të këtij formati do të jenë njerëzit e thjeshtë që do të bëjnë transformime në pamjen e tyre të jashtme.
“Nuk do të merremi me VIP-at do të jenë njerëz të thjesht që do të bëjnë tranfsormime në pamjen e jashtme. Nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por edhe në jetën e tyre të përditshme, do të jetë një reality show”, u shpreh Kiara.Bukuroshja u shpreh se xhirimet nuk janë mbyllur ende, për këtë arsye nuk është përcaktuar ende një datë se kur do të nisë transmetimi.