Kur flasim për këngëtaren e njohur Lady Gaga nuk na habit gati asgjë më. Ajo njihet për “cmenduritë” e saj dhe ja ku erdhi e radhës. Ajo është fotografuar në Milano me një fustan të kuq, i cili pa dyshim që i shkonte shumë dhe nxirte në pah format e saj perfekte, por i linte dhe shumë pak vend imagjinatës e në këtë mënyrë u kuptua fare qartë se ajo ishte pa të brendshme.
Me pak fjalë Gaga ecën kryelartë në mes të Milanos pa të brendshme… kush do ta bënte tjetër veç saj? Sigurisht që pamjes së saj nuk i mungonin as aksesorët. Gaga kishte vendosur një rrip mesi po ngjyrë të kuq, ndëra kishte bërë një tualet perfekt.
Epo mjaft u çuditëm, Gaga tashmë e ka pjesë të saj lookun ekstravagant, por nuk mund ta mohojmë se duket e jashtëzakonshme gjithsesi.



















