Le të themi se me aktivitetin super të shpeshtë të artistëve në Instagram, kemi parë histori nga më të ndryshmet. Një ndër temat më pikante kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë komentet e ndjekësve, e besojmë se të gjithë e mbani mend rastin e Angela Martini-t, që demaskoi publikisht një prej fanseve të saj, pas disa fyerjesh nga kjo e fundit. Rasti i sotëm lidhet me Ledina Çelon, e cila ka publikuar dy mesazhe të ndryshme, nga dy ndjekës të ndryshëm.
Fillimisht, ajo ka postuar foton e një komenti privat, ku fansi ndër të tjera i shprehte admirimin për përkushtimin e Ledinës si nënë. Zbukuruar imazhin me ikona zemrash, ky ishte një lloj falenderimi nga ana e Çelos, për personin të cilin nuk ia kishte zbuluar emrin. Menjëherë pas kësaj, vinte një tjetër postim, ku shihej një lum ofendimesh lidhur me imazhin dhe personalitetin e këngëtares. Me sportivitet, Ledina kishte shkruar: “Ka edhe nga këta”.
Mesa duket, këngëtarja kujdeset t’i lexojë mesazhet e ndjekësve, si shumica e personazheve shqiptarë. Por, diçka e mësuam: Ledina nuk është nga ata që preket lehtë!



















