KreuCelebrity

Nur shtatzënie, bashkëshortja e këngëtarit shqiptar na tregon barkun e rrumbullakosur

2017 do të jetë një vit që do të mbahet mend gjatë nga solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka. Brenda një kohe të shkurtër, ai u fejua, u martua, mësoi lajmin se do të bëhet baba për herë të parë, e ndërsa jo pak suksese ka pasur edhe në karrierë.Çifti janë në pritje të një vajze të vogël dhe Lolita, e cila tashmë  është kthyer në një personazh publik, ka zgjedhur të ndajë me ne një foto ku barku i rrumbullakosur vihet re me shumë lehtësi. Duhet thenë se kjo shtatzëni i paska dhënë shumë nur bjondes bukuroshe dhe duhet vlerësuar gjithashtu edhe për format shumë të rregullta trupore.

“Dhurata më e mirë në jetë”, shkruan Lolita bashkangjitur fotos.Gjatë një interviste që ka pasur më herë, Besnik ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të jetë babi i një vajze, e ndërsa për emrin nuk e kanë vendosur ende, janë në kërkim…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF