Një ndër çiftet më të dashura për publikun, e njëkohësisht edhe ndër më jetëgjatët. Shpesh të përfolur për ndarje, tradhëti e probleme të tjera të kësaj natyre, Victoria dhe David Beckham vërtetuan se dashuria kapërcen çdo pengesë. Lumturisht duke rritur fëmijët e tyre, çifti Beckham nuk duket se do të flasin ndonjëherë për divorc.
Këtë herë, destinacioni i radhës ka qenë Parisi, e nuk mund të mungonin fotot nga ky udhëtim. Victoria ka ndarë një postim në Snapchat, ku shihet duke përqafuar ish-futbollistin. Nën një atmosferë romantike, rrethuar me gota vere, Vic ka shkruar: “Puthje nga Parisi”. Dhe, nuk mund t’i shihnim Beckham më romantik se kaq!
Nuk publikojnë shpesh foto së bashku, por kur e bëjnë, sigurohen të shkrijnë zemrat e fansave…



















