KreuCelebrity

Soni tregon për ndarjen që i ka peshuar më shumë: Kam kaluar dy muaj depresion

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila me vokalin, këngët dhe performancat e saj, ka arritur t’i vjedhë zemrën publikut. Ajo spikati që në daljet e saj të para me grupin e famshëm të vajzave “Spirit Voice”, të cilat i mbajmë mend shumë mirë.

Ato sollën mjaft këngë të bukura, ndërsa shihej qartë edhe marrëdhënia e mirë që vajzat kishin krijuar me njëra-tjetrën, aq sa ndarja e tyre e ka prekur jo pak Sonin. E ftuar në “Pop Culture”, Soni ka treguar se e ka përjetuar shumë keq shpërbërjen e grupit dhe ndarjen nga vajzat, ajo shkon më tej teksa pranon se kishte kaluar dy muaj në depresion.

Gjithsesi Soni vazhdoi karrierën e saj, ndërsa sot është një këngëtare shumë e suksesshme. Para disa vitesh ajo ishte martuar me balerinin italian, Mirko Lucareni, me të cilin ka dhe një vajzë, Ana. Tashmë këngëtarja ka rigjetur dashurinë dhe po shijon e lumtur romancën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF