Është pa diskutim një nga gratë më tërheqëse shqiptare. E kemi fjalën për modelen Xhesika Berberi e cila sjellë gjithmonë foto të reja për ndjekësit e saj në Instagram. Ndërsa në fotot e publikuara së fundmi ajo duket më në formë se kurrë.
Në një fushë gruri, me një fustan të kuq apo me bikini në plazh, Xhesika duket e mrekullueshme. Ajo është komentuar gjerësisht edhe për ngjashmërinë e saj të madhe me supermodelen e Victoria’s Secret, Gigi Hadid.
Nuk dimë shumë për jetën personale të bukuroshes, por sipas saj ajo është single, ndërsa po punon për të çuar më tej karrierën e saj në New York.