KreuCelebrity

Ja kush mund të jetë nëna surrogate e fëmijës së Kim Kardashian

Lindja e fëmijëve të personave të famshëm nga nëna surrogate, tashmë nuk është më diçka e jashtë zakonshme. Ka qenë futbollisti Christiano Ronaldo ai që në këtë mënyrë ka sjellë në jetë binjakët e tij dhe rasti i fundit është ai i Kim Kardashian.

Për nënën surrogate që solli në jetë fëmijën e Kimit, në median e huaj kanë filluar që të qarkullojnë lajme se ajo që e ka sjellë në jetë mund këtë fëmijë mund të jetë  Kylie.

Sipas argumentimit që bëjnë mediat e huaja Kylie e dha lajmin e shtatzanisë së saj në shtator të këtij viti. Që nga ajo kohë 20-vjeçaria nuk u duk më në publik, nuk ishte në fotografinë familjare të krishlindjeve ndërsa në serialin “Keeping up with the Kardashians” është shfaqur vetëm nga telefoni i saj celular.

Gjithashtu  Kim dhe burri i saj e mbajtën të fshehur identitetin e  nënës surrogate të fëmijës së tyre, ku në asnjë media nuk qarkullon një fotografi e atyre të treve bashkë, sigurisht për të ruajtur anonimatin. Në mediat shkrihet gjithashtu se femra e cila ka sjellë në jetë fëmijën e çiftit duhet të jetë me origjinë afro-amerikane.

Ndërkohë mësohet se nëna surrogate e fëmijës nuk ka qenë e ftuar as në baby- shower që Kim organizoi, duke ngritur kështu dyshime se ajo mund të ketë qenë e pranishme gjatë gjithë kohës. Ende nuk ka një prononcim nga Kim ose Kylie për këtë lajm, por pritet që ato të shprehen së shpejti.