Kur duket qe VIP-at janë konsumuar sa në një ekran në tjetrin, sa në një spektakël kërcimi tek një spektakël kënge, humori apo deri tek lojërat e ndryshme në ekranin e Vizion Plus duket se do të rikthehet formati i famshëm “Dancing With the Stars”!
Gjithmonë në këtë spektakël që si pikë të fortë ka garën, skualifikimin në çdo natë të tij, interesant mbeten konkurrentët, personazhet që do të jenë jo pak por 12 (sipas formulës)! Përzgjedhja e tyre do të jetë një nga pikat e forta të spektakltit, ndërsa juria mbetet e panjohur!
Përveç kryetarit të saj, balerinit Ilir Shaqiri, i cili edhe u bë korrieri i këtij lajmi, teksa pak minuta më parë publikoi një foto teksa shfaqej pranë panelit të jurisë së DWThS, me dixhiturën “Soon”- “Së shpejti”! Kuriozitet në këtë program të Vizion Plus përbëjnë edhe prezantuesit, ku shtatzënia e Amit, – e cila ka prezantuar për disa edicione këtë garë, hap mundësinë e emrave të rinj. Kurioziteti ka filluar, le të shohim në vijim emrat që do të zgjojnë vëmendje ose jo!!