KreuCelebrity

Të gjithë flasin vetëm për Meghan dhe Harry-n, e kjo gjë po fillon të inatosë Kate e William

E bukur, interesante, elegante e trendi. Meghan Markle ka pushuar zemrat e të gjithëve. Sytë e të gjithëve u përqëndruan sërish në pamjen e saj gjithmonë pa të metë, në buzëqeshjen e saj çarmatosëse duke fituar simpatinë e të gjithëve. Vëmendja e medias gjatë paraqitjes së çiftit Harry-Meghan ka tërhequr aq shumë vëmendjen e medias saqë ka inatosur “kunetërit” William dhe Kate.

Djali i madh i Charles dhe Dianës duket se po shpresonte për më shumë vëmendje nga mediat pas ngjarjeve të fundit publike që ai ka qenë së bashku me bashkëshorten Kate. Kate është në pritje të fëmijës së tretë, ndërsa ata shkuan për vizitë në një spital pedriatik.

Por, sidoqoftë objektivët e kamerave u drejtuan nga Markle dhe Harry, të cilët kanë filluar njëlloj  turneu në mbretëri. Në Cardiff Castle, Uells,ata morën miratimin të gjithëve si çift. Pamja e gruas së ardhshme të Harry-t ka marrë miratimin e shumicës së kritikëve. Aktorja amerikane ka guxuar me një veshje total black, ndërsa një gjë të tillë e kishte bërë vetëm Lady D më parë. Vallë do ta kalojë Markle popullaritetin e Kate?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF