KreuCelebrity

Na e kishte marrë mendja, por tani është e sigurt! Ja kush ja menaxhon Instagramin Ijes së Besit

Ija e Besit, tashmë mjaft e famshme e kjo falë “reklamës” që nipi i ka bërë, hapi Instagram dhe në një kohë shumë të shkurtër arriti të kishte ndjekës më shumë se disa VIP-a shqiptarë. Postimet e saj ishin sigurisht mjaft interesante, por të gjithë dyshonim se pas tyre fshihej Besi.

Mirëpo, disa ditë më parë Besi sqaroi se nuk fshihej ai dhe se Ija e menaxhonte vetë faqen e saj. E besuat ju këtë? Epo edhe nëse keni pasur ndonjë fije dyshime ka ardhur koha t’i hiqni. Faqen e Ijes së Besit e menaxhon vetë aktori.

E këtë e zbuloi vetë Besi pas një “gabimi” të vogël. Ai ka ngatërruar adresën e tij me atë të Ijes dhe ka shkruar në emër të saj, por me adresën e vet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF