KreuCelebrity

Pas disa javësh të ndarë, Bora Zemani tregon se si e ka përjetuar djali i tyre

Ndarja e moderatores Bora Zemani nga DJ Vin Veli bëri shumë bujë, ndërsa media të shumta e komentuan gjatë lajmin. Ndarjen e tyre e konfirmoi Vin Veli, ndërsa disa ditë më vonë ai pranoi se faji kishte qenë i tij. E ftuar në televizionin “Klan” në “Xing me Ermalin”, moderatorja ka folur më gjatë rreth ndarjes së saj. Ajo tregon se nuk është bërë aspak pishman për marrëdhënien e saj me Vinin ndërsa shton se nëse do ta konsideronte gabim do të ishte “gabimi më i bukur i jetës”. “Arsyeja kryesore e ndarjes ishte dhe fakti se vendosëm shumë të rinj të ishim me njëri-tjetrin.  Vjeç njeriu nuk njeh veten akoma, jo më të njohë partnerin. Absolutisht nuk jam bërë pishman. Nëse kam bërë gabim ka qenë më i bukuri në jetë edhe po të kthehem pas në kohë, shumë gjëra do t’i ndryshoja tek vetja, por Vinin jo. Një mijë jetë të kisha në të njëmijta do të gaboja njësoj”, ka treguar Bora,

Pas ndarjes së një çifti dikutohet shpesh pyetja: kush e la? E në përgjigje të kësaj pyetje, Bora thotë se ajo dhe Vini në fakt “u lanë”.  “U lamë .Unë thashë që nuk ishte një ditë, por një vit. Në fund ramë dakord të lihemi”, u shpreh Bora.

Çifti kanë edhe një djalë së bashku, Harborin ndërsa ka treguar më tej edhe se si e ka përjetuar ai divorcin e prindërve. “Harbori tani është i vogël për ta kuptuar. Harbori tani ka anën e mirë se kur ka ditëlindjen ka dy torta, dy festa”, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF