Ndonëse është km larg Shqipërisë, Angela Martini vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Pas dasmës së saj, e cila nuk ishte aspak ashtu siç mund ta kishim imagjinuar, makinës luksoze dhuratë nga bashkëshorti pas dasmës, muajit të mjaltit super luksos në një ishul privat ku gjenden vetëm ata të dy, modelja bukuroshe na ka treguar unazën.
Nisur nga ajo që ju thamë pak më lart, nuk mendojmë se është e nevojshme t’j u themi që është me gurë diamanti, pasi kjo gjë kuptohet. Megjithatë, përveç kësaj, nuk është një unazë e thjeshtë , por ka pas një histori shumë të veçantë.
“Katr vjet më parë unë i thashë mikut tim të ngushtë, @yaellilienfeld një dizenjer shumë i mirë, që një ditë do të jetë ai që do të më bëjë unazën e martesës. Gjithashtu, 3 vjet më pas, kur ai vijonte të jetonte në New York, i thashë që do të zhvendosem në Los Angeles sepse aty do të gjejë personin e duhur. Ja ku jam sot. Jam zhvendosur në LA dhe kam gjetur personin të zemrës dhe shoku im i mirë dizenjoi unazën time të ënddrave”, shkruan Angela në foton e saj në Instagram.
Angela Martini, me pak fjalë, po bën një jetë princeshash…princesha e kohërave moderne.