Është një ndër personazhet më të diskutuar së fundmi, e jo pa shkak. Edhe pse po e shohim disi të distancuar nga karriera muzikore, duket se Ledina Çelo po korr sukses në një tjetër drejtim. Një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar, këngëtarja së fundmi po çmend rrjetin me fotot e postuara në rrjetet sociale.
Me forma fizike ideale dhe poza provokuese, kur sheh imazhe të tilla mendon se koha ka ndaluar. Por, ka qenë vetë Ledina ajo që është kthyer pas në kohë, më saktë: 20 vite pas. Jo shumë ndryshe nga sot, Çelo ka sjellë në kujtesë figurën e saj si artiste në fillimet e karrierës. Mes dy dekadash të kaluara, koha pothuajse nuk ka lënë aspak gjurmë tek Ledina.
https://www.instagram.com/p/BeNIX6Vndy6/
Duke qenë se e njohim prej kohësh si figurë të njohur mes artistësh, foto të tilla jo pak njerëz i shohin me nostalgji. Ka shumë ndryshim Çelo nga sot?