Janë disa personazhe publike që kanë zgjedhur që jetën e tyre përtej ekranit ta mbajnë shumë private dhe për këtë arsye nuk i shohim shpesh pjesë të portaleve.
Një prej tyre është edhe moderatorja , Jonida Shehu. Kohët e fundit, ajo është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas largimit të saj të papritur nga Top Channel, e ndërsa vetëm pak orë më parë tërhoqi sërish vëmendje me një foto në rrjetet sociale ku na prezanton me bashkëshortin e saj për herë të parë.
Ai është skenografi Albi Çifliku, por të dy nuk kishin postuar foto së bashku, në Instagram deri më tani. Jonida është mjaftuar që ta shoqërojë foton vetëm me “E dua”.
Na duket ne apo kanë marrë shumë “hije” nga njëri-tjerin, sidomos tek pjesa e syve? Nuk është për t’u çuditur… thonë që sa më shumë të qëndrosh me një person aq më shumë ngjan dhe kjo shprehje me shumë kuptim tek Jonida dhe Albi.