Që nga publikimi i lajmit për shtatzëninë e dytë në nëntor të vitit 2017, stili në të veshur i Chrissy Teigen ka qenë totalisht perfekt.
Modelja është dalluar gjithnjë për humorin e saj në rrjetet sociale, por gjithashtu, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, ajo është shumë e hapur me fansat e saj. Ishte ajo vetë që njoftoi lajmin se është në një pritje të ëmbël, gjininë e bebit, por gjithashtu hap pas hapi na tregon edhe sa sa shumë i është rritur barku.
insurance scamming with @jenatkinhair
E veshur me një mantel rozë me lule teksa qëndron e shtirë në divan, Chrissy na ka treguar barkun e rrumbullakosur me mbishkrimin: Rrobat nuk mund të mbyllen.Shumë vajza e përjetojnë shumë keq këtë moment, që nuk i bëjnë më rrobat e vjetëra, por kjo nuk ka ndodhur me Chrissy Teigen, përkundrazi.