KreuCelebrity

Chris Pratt e harron Anna Faris, kjo është aktorja me të cilën po shoqërohet  ylli hollivudian!

Një nga lajmet më pak të gëzueshme gjatë verës, për sa i përket botës së VIP-ave, ishte dhe divorci i Anna Faris dhe Chris Pratt. Duke qenë se në sytë e të gjithëve ishin çifti ideal, çdo gjë mes tyre mori fund, e një lajm i tillë trishtoi veçanërisht fansat. Faris publikoi një libër autobiografik, ku ndër të tjera fliste për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin.

Edhe pse një ndarje e paqtë dhe pa hatëmbetje, Pratt duket se nuk ka pritur më gjatë për ta nisur ndryshe këtë vit të ri. Mbrëmja e së premtes e ka gjetur aktorin duke darkuar me një nga koleget, Olivia Munn. Burime pranë ET kanë bërë të ditur se atmosfera mes tyre ishte mëse romantike, ashtu sikurse kanë theksuar se në një pikë gjatë darkës, Chris i ka hedhur dorën përreth trupit. Megjithatë, Pratt nuk është i pari që bën lëvizje të tilla pas divorcit.

Në nëntor, Faris u pa në Venecia nën shoqërinë e kinematografit Michael Barrett, e gjithçka u vulos kur paparacët i fotografuan duke u puthur. Mesa duket, secili kanë vendosur të vazhdojnë natyrshëm me jetën e tyre, ndërsa duhet theksuar se marrëdhëniet me djalin 5-vjeçar mbeten të njejta…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF