KreuCelebrity

Në Kosovë s’paska ujë, por kjo këngëtare lan duart me ‘Don Perignon’, fansat e kryqëzojnë

Janë të shumtë këngëtarët të cilët rrjetet sociale i përdorin për të pasqyruar jetën e luksit që ato bëjnë, veshjet e shtrenjta, pushimet në destinacionet luksoze.

Një prej tyre është edhe Fjolla Morina. Nëse do t’i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram jetën e luksit do ta vinim re me lehtësi, të paktën nga fotot, ndonëse ato nuk pasqyrojnë plotësisht jetën reale.

Së fundmi një postim i saj teksa lante duat me shampanjë Don Perignon i ka kaluar pritshmëritë duke bërë që të “kryqëzohet” nga ndjekësit. Reagime shkaktoi jo pak edhe mbishkrimi që kishte vënë tek fotoja: Akona nuk paska ardhur uji në Kosovë. Si për të mos u mjaftuar, ajo publikoi një tjetër foto të shisheve në tavolinë, ku mund të shohim 10 Don Perignon, një prej të cilave kushton rreth 500 euro.

Një postim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, sipas së cilëve u është dukur një shpenzim i pavlerë dhe aspak e hijshme që të publikohet nga një këngëtare, e cila ka influencë të ndikojë tek masat. Pse duhet të publikosh një foto të tillë? Ishte pyetja që shkruanin më së shumti ndjekësit e saj…ju e keni një përgjije?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF