KreuCelebrity

Para dy ditësh njoftoi fejesën, ndërsa tani këngëtari njofton se do të largohet nga muzika!

Ed Sheeran është një ndër këngëtarët tanë më të pëlqyer, ndërsa baladat e tij të ndjera e romantike na kanë bërë të ëndërrojmë për një mashkull të tillë. Mirëpo disa ditë më parë, “ëndrra” jonë vdiq, pasi këngëtari tregoi se i kishte bërë dhuratë vetes për Vit të Ri “një të fejuar”.ai ishte fejuar në fshehtësi që në vitin 2017, ndërsa ne e morëm vesh vetëm të shtunën.

Vajza fatlume quhet Cherry Seaborn, më të cilën këngëtari ka shumë vit lidhje pasi janë njohur që në moshën 12-vjeçare. Por  sot morëm vesh se Cherry nuk na mori vetëm Ed-in si mashkull, por edhe si këngëtarë. Po po, ai ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika, or për fat të mirë nuk do ta bëjë tani shpejt.

Sipas këngëtarit kjo do të ndodhë rreth të 30-ve, pasi në këtë moshë ai ka dëshirë të bëhet baba dhe pas kësaj jeta e tij do t’i përkushtohet familjes. Epo lajmi i mirë është që kemi edhe katër vite kohë të shijojmë muzikën e Ed-it, pastaj mirupafshim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF