Është një ndër nënat e ardhshme për këtë vit, ashtu sikurse pak javë më parë pamë një baby-shower ndryshe enkas për pritjen e ëmbël të vajzës, Khloe. Ndoshta, emri është frymëzuar nga motra e Kardashianëve, pasi seti më i fundit i realizuar nga Zaimina ka treguar shumë nga shtatzënia e këngëtares. Por, është një detaj që ka rënë në sy.
Veshur me kompletin e të brëndshmeve Calvin Klein, Vasjari nuk ka rreshtur së pozuari në mënyrë provokuese, edhe pse me barkun e rrumbullakosur. Duke qenë se e ka theksuar enkas firmën e mbathjeve, kjo na kujton zgjedhjen e Khloe Kardashian, e cila lajmëroi shtatzëninë në Instagram me po të njejtin emër. Mesa duket, influenca e Khloe është më e madhe nga se duket.
E me imazhet e fundit që pamë nga Zaimina, mbetet për të pritur vetëm lajmin për lindjen e vajzës së saj. Duket se do të ndodhë shumë shpejt, apo jo?



















