Shumë persona të famshëm janë akuzuar për evazion fiskal, e mes tyre një akuzë tillë e ka “vuajtur” edhe futbollisti Lionel Messi, Cristiano Ronaldos, Jose Mourinhos etj. Ndërsa nën një akuzë të tillë ndodhet edhe këngëtarja jonë e preferuar, Shakira. Ajo akuzohet për dhjetëra miliona euro evazion fiskal për katër vite, nga Agjencia e Tatimeve për periudhën nga viti 2011 në 2014-n, e për këtë këngëtarja jo vetëm që rrezikon një gjobë të kripur, por edhe dy vite burg.
Bëhet fjalë për periudhën kur këngëtarja jetonte në Spanjë, ku ndonëse nuk kishte ende një rezidencë, sipas autoriteteve ajo ka jetuar më shumë se 183 ditë në Barcelonë e për këtë duhej të paguante taksat në vend.
Ndërsa avokatët e Shakirës thonë se nuk bëhet fjalë për një mashtrim, por sipas tyre është përdorur një taktikë ndryshe. Fitimet e saj vijnë më së shumti nga koncertet e mbajtura dhe në atë periudhë llogariten në rreth 25 milion euro në vit.



















