Kim Kardashia është një nga figurat e showbiz-it amerikan më të njohur dhe kjo për shkak të formave trupore që ajo ka dhe “provokimet” e shpeshta që bën. Edhe këtë herë, Kim ka ditur të tërheqë vëmendjen e mediave rozë, ku është shndërruar në lajmin e ditës.
Kimi gjatë ditës së hënë ishe në një plazh në Malibu për një set ftotgrafik, ku është shfaqur topless dhe është mjaftuar me një fustan trasparent, ndërkohë që bisedonte dhe qeshte me grupin teksa ishte duke realizuar setin fotografik.
Një javë më parë Kim dhe Kane West deklaruan se kishte ardhur në jetë fëmija i tyre me nënë surregate në Chicago, por nuk bërën publike identitetin e nënës surrogate të fëmijës.
Ndërkohë që gjatë javës që lamë pas, të shumta kanë qenë edhe lajmet se nëna surrogate e fëmijës së tretë të Kim dhe Kane West është një prej motrave Kardashian. Ende nuk ka patur një reagim për këtë lajm nga ana e Kim.



















