KreuCelebrity

Anuloi koncertet, këngëtari tregon arsyen e vërtetë

Ai është një nga zërat më të bukur që skena e muzikës ka njohur ndonjëherë, por për shkak të diagnostifikimit me sëmundjen e Parkinsonit, Neil Diamond ka deklaruar se do të tërhiqet nga turet e tij të cilat ishin planifikuar tashmë.

Këngëtari i cili mbushi 77 vjeç të mërkurën, anuloi koncerte të tij në Australi dhe në Zelandën e Re. Turi që 77 vjeçari ishte duke realizuar i dedikohej 50 vjetorit të daljes së tij në skenë. Nëprmjet një deklarate ai tha se kishte marrë vendimin me keqardhje dhe zhgënjim të madh.

“Kam qenë shumë i nderuar duke i prezantuar koncertet e mia publikut për plot 50 vite. Ndjesa ime e sinqertë i shkon të gjithë atyre që kanë blerë biletat dhe planifikonin të merrnin pjesë në koncert”, u shpreh këngëtari.

Përveç hiteve të tij, Diamond është edhe autori i këngës së famshme “I’m a Believer”. Gjatë karrierës së tij, 77 vjeçari ka shitur më shumë se 130 milionë albume dhe pritet të marrë vlerësim për karrierën në ceremonin e ndarjes së çmimeve Grammy të shtunën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF