Është një ndër personazhet më të përfolur të momentit, ndërsa të gjithë e shohim çdo të diel në ‘E Diela Shqiptare’. Pak javë më parë gëzoi fejesën e djalit të madh, ndërsa përkushtimi më i madh i dedikohet Annas, më të voglës së familjes. Sot, Arditi ka pritur një surprizë në zyrën e tij në televizionin Klan.
https://www.instagram.com/p/Bdn1phDhcUT/
Ka qenë Anna ajo që është shfaqur në ambientin personal të së atit, ndërsa ky i fundit nuk është treguar indiferent. Ai ka postuar një foto krahë së bijës, ku dhe ka shkruar: “Ja kush ma zbukuroi zyrën”. Si për të mos mjaftuar kjo, babë e bijë janë kombinuar të dy me triko rozë, duke dhënë një version të ëmbël ‘matchy-matchy’.
E në fakt, nuk mund të kishte surprizë më të këndshme për Gjebrean. Pasdite e bukur kjo për Arditin!



















