Pjesë e lajmeve të showbizit shqiptar tashmë është bërë edhe Trëndafilja.
Me siguri ky emër nuk ju kujton një personazh të njohur, por mjafton t’ju themi, Ija, dhe do e kuptoni që është gjyshja më e famshme në Shqipëri. Së fundmi, ajo ka hapur faqen e saj në Instagram, ku në vetëm pak ditë, ka arritur të ketë mbi 102 K ndjekës dhe është mjaft aktive me postimet.
Nuk jan boce hashashi o non jo jan ullijt e mi o bofshi hajer ishalla
Nisur nga një koment i Besit, në të cilën shkruante “hajde ri non t’ores nona” me profilin e tij, u përfol se ishte pikërisht aktori që i menaxhonte Instagramin. Për hir të së vërtetës, Ija e ka mësuar për një kohë shumë të shkurtër se si funksionin ky rrjet social, di se çfarë poston, madje herë pas herë bën edhe komente tek VIP-at e tjerë, apo video live. Të gjithë ishim paksa skeptik, nuk besonim që Besi nuk kishte “gisht” në këtë punë, por tashmë e kuptuam si qëndron e vërteta.
Ija nuk poston asgjë pa marrë miratimin e nipit të tij. Këtë na e tregoi, vetë ai i cili ka postuar një screenshot të bisedës me të në Whatsapp.
Përveç Instagramit, Ija di të përdorë edhe Whatsapp-in…



















